Mblidhet Këshilli i Sigurisë, a do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë
Ka filluar mbledhja e Këshillit të Sigurisë, e kërkuar nga presidenti Thaçi.
Burime brenda institucioneve bëjnë të ditur që tashmë kanë filluar edhe diskutimet rreth ashpërsimit të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila mund të bëhet me dekret të presidentit.
Pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, presidenti Thaçi pritet të deklarohet edhe para mediave.