Teknologjia izraelite i ofrohet Kosovës për gjurmimin e rasteve me koronavirus
Bashkëpunimi i Kompanisë kosovare “TODA” me kompaninë izraelite mund të sjellë teknologjinë e fundit për të gjurmuar rastet me koronavirus. Kjo kompani ka propozuar për Kosovën teknologjinë që posedon Izraeli për të lokalizuar rastet e prekura nga pandemia.
Përmes teknologjisë që ka në dispozicion kjo kompani Kosova mund të ndihmohet në gjurmimin e përhapjes se korona-virusit me saktësi duke shmangur reagimet masive dhe panikun. Ishte një ditë më parë vet Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili njoftoi se vendi i tij është duke planifikuar që ta përdorë teknologjinë anti-terroriste për përcjelljen e lokacionit dhe një izolim të pjesshëm të sektorit të ekonomisë për ta zvogëluar rrezikun nga përhapja e koronavirusit.
Vëzhgimi me teknologji kibernetike u bë ditur si lajm në media ndërkombëtare dhe vendore , se do të përdoret për gjetjen e vendndodhjes së njerëzve që kanë qenë në kontakt me personat e infektuar. Kryeministri izraelit gjatë një konference për media tha se ky shtet shumë shpejt do ta nis përdorimin e teknologjisë dhe teknikave digjitale, të cilat i kami përdorur për ta luftuar terrorizmin.
Por, një program të tillë është e gatshëm ta ofrojë për Republikën e Kosovës edhe kompania “TODA”, nëpërmjet këshilltarit të saj izraelitit Avi Cohen. “Jemi të gatshëm të ofrojmë një program i cili bazohet në Teknologjinë Izraelite që mund të ndihmojë në mënyrë urgjente për të kursyer jetët në situatën e krijuar. Kjo teknologji është e njohur dhe përdoret në shumë vende (si S.Korea , Singapori etj.), Ne kemi synimin të ndihmojmë edhe vendet e tjera duke përdorur njohuritë tona dhe përvojën e gjerë në këtë fushë që të kenë mundësi dhe kapacitete për të ndihmuar në kontrollimin e kësaj situate”, thuhet në përgjigjen e kompanisë TODA.
Ndërsa i kontaktuar përfaqësuesi i firmës izraelite Avi Cohen ka spjeguar pak më tepër këtë teknologji. Ai tha se teknologjia izraelite ndihmon në gjurmimin e përhapjes se korona-virusit me saktësi duke shmangur reagimet masive dhe panikun, përmes disa skenarëve / rasteve, sikurse gjen më shumë objektiva të infektuar, bënë analizën e lidhjeve. Pastaj analiza e fazave të infeksionit: Faza 1 – pak raste, Faza 2 – zona e plotë është e infektuar, Faza 3 – shteti / qyteti është i infektuar. Sipas kësaj teknologjie bëhet “Paralajmërim automatik për njerëzit që janë afër një lokacioni të infektuar. Bazuar në këtë program paraqitet vendndodhja e spitaleve, mjekëve, veturave urgjente dhe personave të infektuar”. Për zbatimin e kësaj mase natyrisht se kërkohet edhe miratimi i Ministrisë së Drejtësisë për të mos prekur të drejtën e pacientëve për privatësi.