Brazili konfirmon vdekjen e parë nga koronavirusi
Brazili ka konfirmuar sot vdekjen e parë nga coronavirusi.
Kongresi në Brazil anuloi një seancë të përbashkët për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa i gjithë vendi është bllokuar nga epidemia në rritje, përcjell Telegrafi.
Megjithëse ende nuk janë raportuar detaje për personin i cili ndërroi jetë, në Brazil deri më tani janë konfirmuar 321 raste nga coronavirusi.
Në të gjithë botën virusi ka prekur 189,469 persona, ndërsa 7,505 të tjerë kanë ndërruar jetë.