Afro 1,500 raste të reja me koronavirus në Spanjë, 168 të vdekur për një ditë
Vetëm gjatë ditës së sotme, Spanja ka regjistruar 1467 raste të reja dhe 168 vdekje nga virusi COVID-19. Madridi mësohet të jetë zona më e prekur, me 4,871 të infektuar nga virusi, i ndjekur nga Katalonia me 1,394 persona me koronavirus.
Qeveria spanjolle, si rezultat, është detyruar të deklarojë gjendje alarmi për herë të dytë.