Thaçi kërkon nga Kurti ta thërras Këshillin e Sigurisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar kërkesë kryeministrit Albin Kurtit për të thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë.
Në njoftimin e bërë për media, i pari i shtetit ka kërkuar që këshilli i sigurisë të mblidhet sot në ora 20:00.
Kërkesa tashmë i është dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili sipas ligjit është i obliguar të thërras Këshillin.
Në këtë këshill pritet të vendoset për masa të reja kundër pandemisë së koronavirusit./FaktePlus