Kosnett tregon performancën e qeverisë Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett dhe shefen e Njësisë së Ekonomisë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Lori Michaelson.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të nisur për media nga Qeveria.
Sipas këtij njoftimi, Kosnëett e ka përgëzuar Kurtin për performancën e deritanishme të qeverisë, aprovimin e Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për masat e ndërmarra dhe angazhimin e qeverisë në lidhje me Corona Virus COVID-19.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin, Kosnett, për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës.
Më tutje ai theksoi se për vendin, në këto momente, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet tërësisht vëmendje aspektit shëndetësor të njerëzve dhe vitalitetit të ekonomisë.