Kërcënohet me jetë kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është kërcënuar me jetë.
Burime të Portali.info bëjnë të ditur se ai ka pranuar mbrëmë dy mesazhe në rrjetet sociale në të cilat paralajmërohet se do të likuidohet.
Kërcënimet ndaj Tahirit kanë ardhur pas debateve që kreu i Vushtrrisë ka pasur me PDK-në e kësaj komune.
Ato janë të bazuara në akuzat që PDK-ja i ka bërë Tahiri për ndarjen e buxhetit për vitin 2020.
Rasti është paraqitur në stacionin e Policisë së Kosovës për regjionin e Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Gjatë ditës së djeshme është regjistruar një rast si kanosje. Kanosja ka ndodhur përmes SMS ndërsa detaje të tjera nuk kam”, ka thënë Zahiti.
Në fund, ai ka thënë se me urdhër të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.