Jepen miliona euro për parandalimin e koronavirusit në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se dje ka përfunduar procedura për kontraktimin e mjeteve mbrojtëse mjekësore për personelin shëndetësore, si maska, respirator FF2 veshje mbrojtëse për trup mbrojtëse për fytyrë, qarqaf dhe mbrojtëse të tjera për personelin shëndetësorë dhe shërbime tjera mbështetëse si për polici, doganë dhe të tjerët nga mjetet pra 400 mijë euro të ndara më parë nga Qeveria.
Ministri Vitia shtoi se me këto mjete do të ketë furnizime më të qëndrueshme për të gjitha institucionet e lartpërmendura pasi që nga fillimi rezervat që i kishin gjetur nuk kishin qenë të mjaftueshme për një situatë të kjo.
“Qeveri ka alokuar 6.2 milionë euro për shfrytëzim të menjëhershëm prej shumës prej 10 milionë eurove për zbatimin e aktiviteteve të përfshira në planin e veprimit kundër COVID-19 për të siguruar mjete mbrojtëse për personelin shëndetësorë, furnizimin e QKMF dhe shërbimet e tjera mbështetëse kundër COVID-19.Në javën që vjen në Kosovë do të vie edhe nj kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore donacion nga OBSH.Gjithashtu sot jemi njoftuar nga OBSH se janë ndarë edhe një shumë prej 7 milionë eurove që do t’i përforcojnë shfrytëzimet shëndetësore të çdo niveli. Banka Botërorë poashtu ka ofruar 7.9 milionë euro për masat parandaluese për COVID-19.Kanë filluar donacione të ndryshme në materiale dhe mjete të tjera nga distributorët lokal dhe nga individët si përpjekje e përbashkët për të parandaluar këtë virus.SHSKUK ka shndërruar Klinikën Infektive tashmë në klinikë që do të shërbejë vetëm për rastet e koronavirusit, derisa kapacitetet do të përforcohen edhe nga lirimi i hapësirave nga klinikat e tjera”, deklaroi Vitia.
Ministri shtoi se objekti i ri i Mjekësisë Sportive po bëhet gati për të shtuar kapacitetet edhe për 100 shtretër të tjerë dhe në total vetëm brenda këtyre infektiva, pulmo dhe mjekësia sportive na sigurojnë rreth 500 shtretër për një fluks më të madh eventual me pacientët për koronavrius.
“Spitaleve private u është kërkuar të vënë në dispozicion kapacitetet e tyre si resurset humane, pajisjet dhe infrastrukturën në rast nevojë dhe qysh sot kemi marrë përgjigjet e para pozitive ku disa nga to kanë vënë në dispozicion gjithë infrastrukturën për këtë gjendje.Do të kemi karantinën e parë gati në momentin kur ka nevojë dhe do të kemi opsione edhe jashtë Prishtinës.Kjo masë është për personat që vijnë nga jashtë dhe kanë mundësi të përhapin virusin, jo për ata që janë identifikuar tani.Janë regjistruar dje rreth 150 vullnetare të profileve mjekësore dhe jo mjekësore për t’u inkuadruar qysh sot në shërbim”, përfundoi ministri./FaktePlus