Valencia konfirmon raste të tjera me koronavirus në skuadër
Anëtarja e La Liga dje ka konfirmuar për tre lojtarë dhe dy anëtarë të stafit teknik të prekur me koronavirus.
Sot, Valencia përmes faqes zyrtare ka njoftuar se tashmë në skuadër janë paraqitur raste të tjera me Covid-19.
Përsëri ka të prekur nga skuadra A dhe nga stafi teknik.
Skuadra nuk ka publikuar akoma emrat e lojtarëve të prekur së fundmi me Covid-19.
Të konfirmuarit me koronavirus po qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe kanë të gjitha simptomat e këtij virusi.
COMUNICADO OFICIAL ⤵️
🔗 https://t.co/5WeiVEPE8U#QuédateEnCasa #EsteVirusLoParamosUnidos pic.twitter.com/x1ugWy6Ker
— Valencia CF 🦇💯 (@valenciacf) March 16, 2020