Zhvillimet e fundit lidhur me koronavirusin në botë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet në të gjithë Evropën po mbyllin shkollat, vendet e argëtimit dhe të gjitha shërbimet thelbësore, përderisa po rriten masat mbrojtëse në një përpjekje për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Qeveritë po kufizojnë udhëtimin – si brenda ashtu edhe jashtë – për të frenuar lëvizjen e njerëzve.
Aktualisht më shumë raste të konfirmuara me koronavirus po raportohen jashtë Kinës, ku virusi Covid-19 u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore rë Shëndetësisë aktualisht në tërë botën janë regjistruar 164,837 raste të konfirmuara me koronavirus, 6,470 vdekje nga po ky virus përderisa Covid-19 është shpërndarë në 146 territore.
Turqia do të mbyllë përkohësisht palestrat, kafenetë, kinematë
Turqia po mbyll përkohësisht kafenetë, restorantet, kinematë, teatrot, palestrat dhe ambientet tjera që nga mesnata e së hënës si një masë paraprake për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Turqisë.
Në një deklaratë, ministria tha gjithashtu se të gjitha tubimet dhe aktivitetet e organizatave joqeveritare do të shtyhen.
Numri i vdekjeve në Itali po vazhdon të rritet
Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në rajonin verior italian të Lombardisë është rritur gjatë ditës së kaluar duke arritur në 1,420 nga 1,218 sa ishte më parë, kanë bërë të ditur dy burime me qasje në të dhëna për Reuters New Agency.
Image result for italy coronavirus
Numri i rasteve të reja në rajon, që përfshin kryeqytetin financiar të Italisë, Milanon, ishte rritur me 1,377 gjatë 24 orëve të fundit – një rritje më e ngadaltë sesa që ishte parë kohët e fundit.
Shifrat e fundit të numrit kombëtar të vdekjeve do të bëhen të ditura më vonë gjatë ditës. Të dielën, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Itali ishte 1,809.
Gjermania do të mbyllë shumicën e dyqaneve, bareve, kishave
Qeveritë federale dhe shtetërore të Gjermanisë kanë rënë dakord që mbyllin gjithçka nga dyqanet jo thelbësore deri tek baret, klubet, teatrot, muzetë, bordelet dhe kishat në mënyrë që të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit.
Në një deklaratë, qeveria tha se dyqanet ushqimore, tregjet, bankat, farmacitë dhe shërbimet e dërgesave do të mbeten të hapura.
Ndërkohë, linjat ajrore përkohësisht do të lejohen të aterojnë dhe të nisen nga Aeroporti i Frankfurtit gjatë natës, tha ministri i transportit për qeverinë rajonale të Hesse, duke shtuar se ishte thelbësore që aeroporti më i madh i Gjermanisë ta vazhdojë funksionimin.
Malajzia njofton mbyllje dyjavore
Kryeministri i Malajzisë Muhyiddin Yassin, ka njoftuar se është ndërmarrë masa për një bllokim drastik dyjavor në vend duke filluar nga e mërkura, pas një rritje të dukshme në numrin e rasteve të virusit Covid-19.
Muhyiddin tha se institucionet fetare, shkollat, bizneset dhe zyrat e qeverisë do të mbyllen nga 18 mars deri më 31 mars.
Udhëtimi brenda dhe jashtë vendit do të ndalohet gjithashtu.
Vetëm shërbimet thelbësore, përfshirë supermarketet, bankat, stacionet e karburantit dhe farmacitë, do të lejohen të qëndrojnë të hapura.
Në mes të krizës së koronavirusit, linjat ajrore u kërkojnë qeverive ndihmë
Linjat ajrore kanë përjetuat ulje të paparë të fluturimeve, kostove dhe stafit.
Ato kanë bërë thirrje për ndihmë emergjente pasi bllokimet dhe kufizimet e reja të udhëtimit po godasin rrugë më të rëndësishme.
Bundesliga pezullohet së paku deri më 2 prill
Liga superiore dhe ajo e dyta e futbollit të Gjermanisë janë pezulluar të paktën deri më 2 prill për shkak të koronavirusit, ka njoftuar kreu i ligës, Christian Seifert.
Bundesliga – Borussia Moenchengladbach v FC Cologne
Seifert tha se çdo vendim për të ardhmen e sezonit do të merret në javën e 30 Marsit.
Kështu të gjitha ligat e mëdha kanë pezulluar aktivitetin për shkak të koronavirusit.
Janë anuluar edhe ndeshjet evropiane që është dashur të zhvillohen javën e ardhshme.
Rastet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar rriten në 1,543
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 1,543, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Numri u rrit nga 1,372 sa ishte të dielën.
Numri i vdekjeve mbeti në 35.
Moska ndalon tubimet në ambiente publike
Moska ka ndaluar të gjitha në ambiente publike dhe ka kufizuar tubimin e njerëzve në hapësira të mbyllura në jo më shumë se 50 njerëz deri më 10 prill, njoftoi kryetari i Moskës Sergei Sobyanin.
Sobyanin tha gjithashtu se të gjitha shkollat shtetërore në qytet do të mbyllen nga 21 mars deri më 12 prill.
Udhëheqësi i Katalonisë rezulton pozitiv për Covid-19
Udhëheqësi rajonal i Katalonisë së Spanjës, Quim Torra, njoftoi se kishte rezultuar pozitiv për koronavirus dhe se po shkonte në izolim në një ndërtesë qeveritare.
Nënkryetari i qeverisë katalunase, Pere Aragones, njoftoi të dielën se edhe ai gjithashtu kishte testuar pozitiv.
Tregtimi financiar ndalon në Wall Street – stoqet bien
Rënia për 5% e S&P 500 në hapje, shkaktuar një ndalesë automatike prej 15 minutash të tre indekseve kryesore të Wall Street për herë të tretë në gjashtë ditë, pasi tregtarët reaguan ndaj masave drastike të marra në fundjavë nga Rezerva Federale për të ndaluar një recesion global.
NYSE trader
Ulja e dytë urgjente e normave të interesit nga banka qendrore e SHBA-ve brenda dy javësh vetëm shtoi panikun në mesin e investitorëve, të shqetësuar se pandemia e koronavirusit po paralizon zinxhirët e furnizimit dhe po shtrydh financat e kompanisë.
Në 9:30 të mëngjesit mesatarja e Dow Jones ishte në rënie prej 2.250.46 pikësh, ose 9.71%, në 20.935.16, S&P 500 ishte në rënie prej 220.55 pikë, ose 8.14%, në 2,490.47 dhe Nasdaq Composite ishte poshtë 482,15 pikë, ose 6,12%, në 7,392.73.
Nëse S&P 500 bie 13% pasi rifillon tregtimi, ajo do të shkaktojë një ndërprerës të nivelit të dytë dhe do të ndalojë përsëri tregtinë për 15 minuta.
Somali dhe Tanzania konfirmojnë rastete e para
Ministria e shëndetësisë e Somalisë tha që vendi regjistroi rastin e parë të koronavirusit të ri.
Gjithashtu Tanzania ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit, tha Gerald Chami, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.
Shpresë për vaksinë kundër koronavirusit
Këtë të hënë do të bëhen provat e para klinike për ta testuar vaksinën kundër koronavirusit.
Testimet mundësohen nga Institutet Kombëtare të Shëndetësisë, dhe do të kryhen në SHBA.
Sidoqoftë, zhvillimi dhe testimi i plotë i një vaksine, sipas ekspertëve, mund të marrë më shumë se një vit.