Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje duke filluar nga ora 11.00.
Në rendin e ditës janë paraparë, ndër të tjera, shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2020.
Pastaj, emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 2019.