Klina në karantinë, pamje nga qyteti i prekur me koronavirus
Një shtetase italiane 20-vjeçare e cila po punonte në një kamp në Kosovë, ishte njëra prej dy rasteve të para të konfirmuara me koronavirus në Kosovë.
Kjo ndikoi që Qeveria e Kosovës të vendosë që tërë qytetin e Klinës ta vendosë në karantinë, pra të mos lejojë hyrje-daljet nga ky qytet.
Disa familje që kishin kontakt me të, u testuan edhe për virusin.
Një ekip i Agjencisë së Lajmeve FaktePlus sot ka qëndruar në Klinë.
Në hyrje u vërejtën patrolla të policisë, kurse nga ajo që u pa në qytet, ishte një boshatisje totale e tij.
Ndryshe 5 persona kanë rezultuar pozitivë në Kosovë kurse dhjetëra të tjerë janë testuar.
Sot në orën 19:00, do të dalin rezultatet edhe për persona të tjerë të dyshuar./FaktePlus