Koronavirusi në Kosovë, kështu dukej Malisheva sot (VIDEO)
Qeveria e Kosovës ka dhënë urdhër që të hyjnë në karantikë të gjithë qytetarët e Malishevës.
Pas paraqitjes së rastit të parë me pandeminë koronavirus në Malishevë ka filluar karantinimi i gjithë territorit në këtë komunë.
Ekipi i Agjencisë së Lajmeve FaktePlus ka qëndruar sot në këtë zonë ku gjithçka ishte bosh.
Poashtu, Policia e Kosovës ka vendosur pikë kontrolli në hyrjen e këtij fshati që çon drejt fshatit Bubavec aty ku edhe është paraqitur rasti i parë brenda kësaj komune.
Vlen të theksohet se pikat e kontrollit janë vendosur në pesë pikat e hyrjes në qytezën e Malishevës
Gjendja e rrezikut ndaj COVID-19 duket se po shpejtohet cdo ditë e më shumë andaj insitucionet përgjejgëse janë duke punuar në mënyrë aktive për të ndaluar këtë shpërndarje.
Për shkak të këtij virusi, Qeveria e Kosovës ka ndërprerë procesin mësimor në vend, ka mbyllur kufijtë dhe dyqanet. -FaktePlus