Veliu: Persona të papërgjegjshëm po shkaktojnë panik tek qytetarët
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu, ka paralajmëruar se personat e papërgjegjshëm me qëllim janë duke propaganduar dhe dezinformuar me lajme të rreme dhe të orkestruara, duke u munduar të shkaktojnë panik në popullatë.
“U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që t’i verifikojnë të gjitha lajmet që i lexojnë, dhe mos të bien pre e këtyre dezinformatave dhe propagandës “- tha Veliu.
Veliu shtoi se këta persona shumë shpejtë do të gjendet dhe do të dalin para drejtësisë.
“Ndërsa PROPAGANDUESIT dhe DEZINFORMUESIT i paralajmërojmë se, institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen, dhe do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre “- shtoi Veliu.
Qytetarë të nderuar, KUJDES!!!Në këto ditë që po kalon shteti ynë dhe bota në përgjithësi, në luftën kundër pandemisë…
Julkaissut Agim Veliu Sunnuntaina 15. maaliskuuta 2020