Hoti: Kemi nisur rezervat mjekësore për Viti dhe Klinë
Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se nga sonte është në karantinë edhe Komuna e Malishevës pasi aty është raportuar një rast pozitiv me koronavirus.
Hoti me anë të një postimi deklaroi se sot kontigjentet e para me rezerva mjekësore i kanë nisur për Viti dhe Klinë.
“Që nga mbrëmë Vitia dhe Klina, e nga sonte edhe Malisheva, janë në karantinë. Gjatë kësaj kohe kemi qenë në kontakt me strukturat lokale. Sot kontigjentet e para me rezerva mjekësore i nisem per Viti dhe Klinë”.
“Qytetaret e Vitisë, Klinës, e tash edhe të Malishevës, si dhe struktura udhëheqëse atje, Kryetari Haliti, Kryetari Elezaj e Kryesuesi Gashi, Kryetari Begaj, të jenë besimplotë se do jemi në mbështetje me krejt fuqinë”.
“Është tejet e rëndësishme që masat restriktive nga Qeveria të respektohen në tërësi në mënyrë që dëmet të jenë sa më të vogla dhe koha me e shkurtër në dalje nga kjo situatë”, ka shkruar Hoti.