Kuvendi nxjerr rezolutë për dialogun, autorizon Qeverinë për ta udhëhequr
Me 57 vota për dhe 5 abstenime, asnjë kundër kanë votuar rezoluten që autorizon Qeverinë e Kosovës që të udhëheq dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Shefat e Grupeve Parlamentare LDK dhe VV kanë kërkuar nga deputetët e opozitës që të votohet rezoluta e propozuar nga këto dy parti, rezolutë kjo e cila do të duhet të rezultojë me njohje reciproke nga Serbia.
Në seancën e kaluar nuk kishte kuorum dhe për këtë arsye dështoi miratimi i kësaj rezolute, pasi opozita e kishte lëshuar sallën.
Arben Gashi nga Grupi Parlamentar i LDK-së, në prezantimin e kësaj rezolute ftoi deputetët që ta miratojnë këtë rezolutë.