Për 24 orë në këtë shtet shënohen 1500 raste të reja me koronavirus
Ministria e shëndetësisë në Spanjë deklaroi se janë regjistruar 1,500 raste të tjera me Covid-19 në 24 orët e fundit.
Nga këto 1,000 raste janë në kryeqytetin Madrid.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Spanjë tani është 5,945.
Numri i të vdekurve është 140, ndërsa 517 njerëz janë shëruar.
Ditën e djeshme kryeministri spanjoll Pedro Sançez shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 15 ditë.
Gjendja e jashtëzakonshme kufizon lëvizjet e njerëzve, mbylljen e shkollave dhe aktiviteteve publike.
Tregu i aksioneve në Spanjë pati një ulje me 20% në javën e kaluar.