Oda Ekonomike kërkon ndalimin e kredive për bizneset për tre muaj
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të marrë masa në mënyrë që të mundësohet shtyrja e të gjitha pagesave nga bizneset pa interes dhe pa penallti për një afat 3 mujor, për Bankat e Kosovës dhe në të gjitha institucionet tjera të qeverisë që nuk prekin vitalitetin e funksionimit të shtetit.
Rukiqi ka thënë se këto masa duhet të merren duke parë zhvillimet e fundit në regjion dhe botë që janë duke vepruar në marrjen e masave preventive.
“Vlen të falënderojmë të gjitha bizneset që furnizojnë me produkte të konsumit të gjerë për mos rritje çmimi dhe bizneset e naftës që në këtë moment po bëjnë edhe uljen e çmimeve”, thuhet në lerën e kreut të BQK-së./FaktePlus