Merret vendim, KQZ-ja tregon se a do të mbahen nesër zgjedhjet në Podujevë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për mosshtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të Podujevës, pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se nesër do të mbahen zgjedhjet në Podujevë dhe se për këtë është konsultuar me të gjitha institucionet relevante.
Ajo ka kërkuar nga qytetarët që të zbatojnë ato rekomandime shëndetësore.
“Në emër të KQZ-së kam komunikuar me të gjithë institucionet relevante, IShPK-në, Presidencën përfaqësues të Qeverisë. Nga Instituti nuk ka ndryshim të rekomandimeve që na janë dërguar ditë më parë dhe ne do të vazhdojmë sipas planit operancional”.
“KQZ-ja nuk është institucion shëndetësor. Ne mbështetemi në rekomandimet e tyre dhe nuk ka të bëjë me përgjegjësi tonë nëse ndodh diçka. Deri në momentin kur kemi ndonjë rekomandim tjetër nuk do të ndryshohet”.
Edhe materiali i ndjeshëm është nisur nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve drejt Podujevës.
Të premten je rreth orës 17 e 30 janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.
Sipas ministrit Arben Vitia, bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë, dhe një burrë të moshës 77 vjeçare nga Komuna e Vitisë.
Në konferencën ku u konfirmuan këto dy raste, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.