BQK me varg analizash gjatë vikendit, a do të ndodh lehtësimi i kushteve të kredisë
Zëvendësguvernatori i BQK për mbikëqyrje financiare, Sokol Havolli ka konfirmuar, se BQK gjate vikendit do të ndërmarrë një varg analizash te modelit stres-test, si dhe analizave tjera financiare.
Kjo bëhet me qëllimin e identifikimit të modaliteteve për të lehtësuar dhe mirëmbajtur kushtet e kredisë dhe klasifikimit te klientëve ne regjistrin e kredive, shkruan indeksonline.
Kësisoj, Banka Qendrore e Kosovës do të ndërmarrë konsultimet e nevojshme me akteret e sistemit financiar për te ndërmarr veprimet me lehtësuese për shfrytezuesit e produkteve financiare.
Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj i ka propozuar Qeverisë që të pezullojë për tre muaj pagesat e kësteve të kredive që qytetarët kanë në bankat e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka thënë se kjo masë do t’i ndihmonte qytetarët për blerjen e gjërave ushqimore gjatë kësaj periudhe.
“Të merret vendimi për pezullimin në afat 3 mujor i të gjitha pagesave/kësteve të kredive që qytetarët ua kanë borxh bankave komerciale në Kosovë. Kjo masë duhet të ndërmerret me qëllim që qytetarët sadopak të kenë rezerva financiare për blerjen e gjërave elementare ushqimore gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar Selmanaj në Facebook./FaktePlus
Selmanaj i propozon qeverisë, që qytetarët të mos i paguajnë kreditë në banka për tre muaj