Qeveria ndalon hyrje-daljet në këto dy qytete të Kosovës
Pas konfirmimit të dy rasteve të para me coronavirus, në mbledhjen e jashtëzakonshme, Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndalimin e hyrjeve daljeve të qytetarëve në Klinë dhe Viti, për shkak të dy rasteve të cilët janë konfirmuar me coronavirus e që vijnë pikërisht nga këto dy qytete.
Këtë e bëri të ditur kryeministri, Albin Kurti në konferencë për medie duke shtuar edhe masat e tjera të cilat Qeveria i mori pas konfirmimit të rasteve me coronavirus.
Po ashtu Qeveria mori vendim që nga 16 mars të pezullohen përkohësisht të gjitha linjat në aeroport, përveç atyre ushtarake dhe medicinale.
Ndërprerja e transportit ndërurban, mbyllja e kufijve dhe mbyllja e qendrave tregtare e lokaleve, janë të tjera masa të marra nga Qeveria./FaktePlus