Tolaj: Stafi shëndetësor i rrezikuar nga koronavirusi, s’ka paisje mbrojtëse
Deputeti i AAK-së, njëherësh specialist i njohur në fushën e ortopedisë, Arbër Tolaj, ka thënë disa sugjerimë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbrohen nga mundësia e infektimit me koronavirus.Ai ka thënë se është mirë të respekton udhëzimet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë,ndërsa ka kritikuar Qeverinë për mungesë të pajisjeve mbrojtëse për stafin mjekësor i cili do t’i trajtojë të sëmurit nga ky virus. Ai ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që ta marrë më seriozisht situatën dhe t’i kryej detyrat ndaj stafit mjekësor.
Ky është shkrimi i plotë i Tolajt:
Të nderuar bashkëqytetarë të Kosovës,Në këto ditë të vështira, kur gjithë globin e ka kapluar paniku nga virusi i padukshem vdekjeprurës, i cili ka trazuar shpirtrat e njerëzimit gjithandej, tashmë kur as Kosova nuk i rezistoj dot, meqë veç kemi dy rastet e para të konfirmuara zyrtarisht, juve qytetarë të Republikës së Kosovës, ju ftoj t’i respektoni udhëzimet e përcaktuara nga OBSH.
Si Doktor dhe bashkeqytetar i juaji, apeloj që të qëndroni në shtëpi dhe të ju bindeni rregullave për të shmangur sa më shumë përhapjen e koronavirusit (COVID-19) ngase virusi mund te jetë kudo, por ne nuk mund ta shohim. Gjithsesi duke qenë të kujdesshëm neve krijojmë preventivë dhe parandalojmë të keqen.
Natyrisht sot, në krye të detyrës qëndrojnë betuesit e Hipokratit – Heronjët tonë, pra mjekët dhe infermierët e Kosovës, të cilët pavarësisht se janë të parët të cilët i ekspozohen rrezikut, shprehin gatishmërinë dhe përkushtimin që me devotshmëri e dinjitet të shpëtojnë jetën e pacientit.
Megjithatë është për keqardhje, se si edhe në këtë situatë të jashtëzakonshme, gjithnjë bazuar në informacionet që posedojmë, Personeli shëndetësor akoma nuk është furnizuar mjaftueshëm me pajisje dhe materiale mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë.
Prandaj duke pas parasysh gjendjen në të cilën ndodhemi, urgjentisht kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë që ti kryej detyrimet ndaj punonjësve shëndetësor, përndryshe situate do të dalë jashtë kontrollit.
Pra ju ftoj që të gjithë bashkë të unifikohemi, të jemi vigjilentë, e të rrisim shkallën e përgjegjësisë, duke kontribuuar jo vetëm për ta luftuar por edhe për ta fituar këtë betejë goxha të rëndë.
I juaji Dr. Arbër Tolaj