Qeveria merr vendim: Mbyllen lokalet, kafiteritë, kompanitë private
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka konfirmuar vendimin e fundit të Qeverisë, lidhur me korona-virusin.
Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësor përveç për shtetasit e Kosovës .
Kurti ka thënë se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen në një periudhë prej 15 ditëve.
“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësor për ata që hyjnë në Kosovë përveç për shtetasit e Kosovës. Qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen për 15 ditë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.
“Punëtorët në shumicë duhet të punojnë nga shtëpia. Ndalet transporti urban”, tha KurtI.
“Mbyllja e kafiterve, restoranteve, mbyllja e tregjeve. Reduktohet stafi në çdo institucion publikë, përpos shëndetësisë dhe sigurisë. Kompanitë private urdhërohen që punëtorët t’i kryejnë punët nga shtëpia…”, ka thënë Kurti./FaktePlus