I dënuari me burg Agim Ademi sulmon mediat që raportuan për skandalet e tij dhe dëmet që po i sjell Kosovës
Edhe pas më shumë se dy javë prej se Agim Ademit i është konfirmuar dënimi me burg efektiv prej 9 muaj, ai ende nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). Për me keq, Ademi në vend që të lëshoj rrugë e të largohet nga posti, ka zgjedhur ta sulmoj Agjencine e Lajmeve FaktePlus dhe disa media tjera, vetëm pse u raportua për rrezikun që i kanoset futbollit të Kosovës duke pasur në udhëheqje një person të dënuar me burg.
Kjo situatë sipas të gjitha gjasave do të sjell telashe për Kosovën. E ripërsërisim se sipas burimeve të FaktePlus, FIFA ka kërkuar që të sqarohet situata në FFK, pasi që Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burg të shpallur më parë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për Agim Ademin.
Kreu aktual i FFK-së është akuzuar dhe përballë një kohë të gjatë me drejtësinë nën akuzat për kryerjen e veprave penale të detyrimit e ushtrimit të ndikimit, si dhe kërcënim me vdekje të një personi.
Dënimi i dhënë tani është Aktgjykim i plotfuqishëm dhe sipas Statutit të FFK-së nenit 24, Agim Ademi ka humbur pozitën dhe të drejtën për të qenë anëtar i FFK-së.
Por, Ademi ende nuk po largohet nga posti i tij dhe në vend të kësaj ka zgjedhur ta sulmoj FaktePlus dhe disa media tjera, pasi u raportua për rrezikun që i kanoset futbollit të Kosovës duke pasur në udhëheqje një person të dënuar me burg.
Ademi nuk ‘kthjellet’ vazhdon të arsyetohet edhe pas dënimit me burg
Ademi duke shfrytëzuar institucionin e FFK-së ka detyruar zyrtarët që të lëshojnë një komunikatë ku sulmon mediat, por nuk sqarohet pse edhe pas dy herë që gjykatat e shpallin fajtor dhe e dënojnë me burg, nuk largohet nga FFK.
“Federata e Futbollit e Kosovës është e obliguar ta sqarojë opinionin edhe një herë se shkrimet që po publikohen në vazhdimësi nga portalet si ‘Fakte Plus’, ‘Indeksonline’ dhe ‘GazetaMetro’ janë tendencioze dhe nuk kanë të bëjnë asgjë më të vërtetën….Jemi të vetëdijshëm se portalet e tilla dezinformuese do të vazhdojnë me trillime të tilla, prandaj ftojmë opinionin që sikur deri më tash të mos i marrë seriozisht publikimet e tilla që janë tendencioze dhe bëhen nga klane të interesit.”, thuhet mjes tjerash në komunikatën skandaloze e me plotë gabime të FFK-së.
Por, Agjencia e Lajmeve FaktePlus ia ritujton Ademit se dënimi i tij për disa vepra penale tani është Aktgjykim i plotfuqishëm dhe sipas Statutit të FFK-së nenit 24, Agim Ademi ka humbur pozitën dhe të drejtën për të qenë anëtar i FFK-së.
E në situata të tilla edhe sipas Statutit të FIFA-s dhe UEFA-s, një person i dënuar për vepër penale nuk mundet me qene anëtar i organizatave më të mëdha të futbollit.
Duhet të theksohet se edhe sipas Ligjit të Punës Nr.03/L-212 Nenit 67, Agim Ademi ka humbur të drejtën e marrëdhënies së punës në FFK.
Kërkesa e FIFA-s që të sqarohet situata me kryetarin e dënuar të FFK-së është masa e parë dhe nëse Agim Ademi dhe FFK nuk veprojnë shpejt pritet që FIFA të merr masa edhe më të ashpra dhe ta suspendojë Federatën e Futbollit të Kosovës deri sa të vendoset ligjshmëria në FFK dhe të mbahen zgjedhjet e reja për kryetar të FFK-së.
Largimi nga FFK i pashmangshëm
Pas vendimit të Gjykatës se Apelit dorëheqja e Agim Ademit nga pozita e kryetarit të FFK-së do të duhej të ishte vetëm akt moral dhe formal, sepse ligjërisht ai ka humbur pozitën dhe të drejtën për të qenë kryetar i FFK-së.
E drejta për ta drejtuar FFK-në Ademit i ka humbur në momentin që Gjykata e Apelit ka shpallur aktgjykimin e plotfuqishëm për dënim të tij me burg për veprën penale të detyrimit në tentativë.
Që futbolli i Kosovës mos të suspendohet nga FIFA dhe UEFA për shkak se i dënuari me burg Agim Ademi mban pozitën udhëheqëse, është përgjegjësi e sekretarit gjeneral dhe Komitetit Ekzekutiv të federatës që të shpallin zgjedhjet për kryetar të FFK-së.
Kujtojmë se është dashur shumë punë e lobin nga legjenda e futbollit, Fadil Vokrri për pranim në FIFA dhe UEFA , prandaj suspendimi i futbollit tonë për shkak të një personi të dënuar për krim është e papranueshme.
Për këtë arsye e duke parë këtë rrezik përfaqësuesit e klubeve kanë filluar që të diskutojnë mundësinë që të thërrasin vetë Kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të FFK-së.
FaktePlus ditë më parë kishte paralajmëruar se nëse nuk dorëhiqet Agim Ademi pritet ndëshkimi i FFK-së nga FIFA dhe UEFA.
Platini dhe Blatter u detyruan të largohen, Ademi kundër evropianëve
FIFA dhe UEFA i kushtojnë shumë rëndësi respektimit të Statutit, Ligjit, Kodit Etik dhe kredibilitetit të futbollit, e pikërisht për këto çështje vite më parë ka pasur edhe dorëheqje nga pozitat udhëheqëse të atyre që kishin probleme me drejtësinë.
Duhet përmendur se në raste të tilla nëpër vendet e Evropës, nëse ndonjë drejtues i institucioneve të sportit ka përballje të tilla me organet e drejtësisë edhe largohen nga postet drejtuese.
Një rast të tillë e kanë pasur edhe presidenti i UEFA-s, Michel Platini dhe presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, të cilët vetëm pas akuzave për kryerjen e veprave të ndryshme u detyruan të largohen nga drejtimi i organizatave më të larta të futbollit botëror.
Madje Reinhard Grindell – president i Federatës Gjermane gjithashtu kishte dhënë dorëheqje në prill të 2019-ës, për shkak se e kishte marrë si dhuratë një orë dore nga një biznesmen ukrainas.
57- vjeçari ishte larguar edhe nga posti i nënkryetarit të UEFA-s dhe nga këshilli i FIFA-s, poste këto të cilat mund t’i mbante sepse nuk e sanksiononin aktet ligjore, por që kishte zgjedhur që jepte dorëheqje morale edhe nga këto pozita.
Por, njëjtë nuk po vepron edhe Agim Ademi, si pasojë e të cilit mund të pasojnë dënime nga federatat e futbollit ndërkombëtarë për Kosovën.
Imazhi pozitiv i futbollit tonë po cenohet
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe udhëheqësit e saj duhet ta kuptojnë se nuk guxojnë të lejojnë që të cenohet kredibiliteti i futbollit të Kosovës.
Udhëheqësit e FFK duhet ta kuptojnë se FFK nuk është strehë e të dënuarve për krim.
Pra, këtu po ritheksojmë se ka përgjegjësi edhe Komiteti Ekzekutiv dhe Sekretari Eroll Salihu, të cilët duhet t’ia bëjnë të qartë Agim Ademit se ai është përgjegjës për veprimet e tij dhe për shkak të tij nuk duhet të sanksionohet FFK dhe futbollistët tanë.
Pra, tani pasi dënimi me burg efektiv është konfirmuar nga Gjykata e Apelit për Agim Ademin, nuk do të duhej lejuar të cenohet kredibiliteti i futbollit të Kosovës, i cili ka krijuar imazh pozitiv në botë.
Çdo kush e në këtë rast edhe Agim Ademi duhet ta kuptojë që ai është përgjegjës për veprimet e tij dhe si pasojë e tij nuk është mirë të ndëshkohen edhe futbollistët e Kosovës.
FFK nuk guxon të ndëshkohet për shkak të veprave të Agim Ademi, koha e tij në futbollin e Kosovës ka përfunduar në momentin që është shpallur fajtor për veprat penale kërcënim dhe zhvatje.
Vonesa dhe rezistenca e Agim Ademit për të mos u dorëhequr nga pozita në FFK rrezikon që futbolli i Kosovës të ndëshkohet edhe nga FIFA dhe UEFA.
Agim Ademi është përballur me akuzën se ka kërcënuar për vdekje një person
Kujtojmë se kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është përballur në gjyq me akuzat për veprat penale të detyrimit dhe ushtrimit të ndikimit.
Ademi po akuzohet se së bashku me Muharrem Ramën e kanë kërcënuar për vdekje një person. E gjithë kjo sipas Prokurorisë u bë me qëllim ndryshimi të statusit të një ngastre toke.
Aktakuza përbëhet nga dy pika.
Në pikën një të aktakuzës Agim Ademi e Muharrem Rama akuzohen se në periudhën kohore nga 12 korriku i vitit 2012 e deri më 12 shtator të po të njëjtit vit, në bashkëkryerje dhe me dashje të përfitimit material për veten e tyre apo për personin tjetër, kanë përdorur kërcënimin serioz me vdekje.
Sipas Prokurorisë, i akuzuari Muharrem Rama e ka sulmuar fizikisht viktimën Dritëro Kadolli, në atë mënyrë që ta detyrojë atë që të bëjë një veprim në dëm të pasurisë së tij, respektivisht t’ua jep atyre një veturë të tipit BMË X5, veturë e cila më pas pretendohet se do t’i dorëzohej Sami Hamitit.
Tutje në pikën e dytë të kësaj aktakuze thuhet se të akuzuarit e lartpërmendur gjatë periudhës së njëjtë kohore në bashkëkryerje kanë kërkuar nga Dritëro Kadolli shumën prej tridhjetëmijë eurove apo një veturë të tipit BMË X5, në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, që të ndryshojë statusin e një ngastre toke nga “zona e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”./FaktePlus