Koronavirusi në Kosovë, Qeveria me mbledhje të jashtëzakonshme
13/03/2020, 17:52
Pas konfirmimit se Kosova tashmë ka dy raste që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme.
Këtë e ka konfirmuar Kryeministri i vendit Albin Kurti, i cili tha se mbledhja e Qeverisë do të nis në ora 19:00./FaktePlus