Kush janë të prekurit me koronavirus në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se dy raste janë konfirmuar pozitiv me virusin korona në Kosovë.
Sipas ministrit Arben Vitia bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë i moshës 77 vjeç kosovar nga qyteti i Vitisë.
Kjo u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i shëndetësisë, Arben Vitia./FaktePlus