Thaçi tregon se çka diskutoi me Kurtin
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se vlerëson se pas takimeve që ka zhvilluar me liderët e partive politike, takimi me kryeministrin Kurti ka qenë në vazhdën e konsultave për hapat e mëtutjeshme që duhet të ndodhin dhe të merren nga institucionet e Kosovës.
Konstatojë se takimi ka qenë i gjatë, ka qenë përmbajtësor. Mendojë shumë i hapur ku janë diskutuar disa gjëra që kemi pasur vlerësime konstruktivë.
Për reformat që duhet të ndodhin në vend, për integrime evropiane.
Për rolin dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu, edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Ishte konstatim i përbashkët që një punë e përbashkët e bartësve të institucioneve dhe liderëve politik, të pozitës dhe opozitës, mund të qoj vendin më mirë përpara.
Ka hapësirë dhe substancë të mjaftueshme që ka gjëra që na përafrojnë se sa na ndajnë.
Pres që ditëve në vazhdim t’i drejtohem Kuvendit të Kosovës. Takimi ne Uashington, Shtëpinë e Bardhë, ka qenë historike që mund t’i hap perspektiv arritjes së një marrëveshjes përfundimtare me njohjen nga Serbia./FaktePlus