Ndërpritet paraqitja e provimeve dhe testimi i kandidatëve për patentë shofer
Mininstria e Infrastrukturës dhe Ambientit, Departamenti për Patentë Shofer, ka ndërprerë paraqitjen e provimeve dhe testimin e kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike në të gjitha njësitë regjionale, për shkak të koronavirusit.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar për medie, ku kërkohen mirëkuptim nga kandidatër për patentë shofer, autoshkollat dhe opinion publik.
Ky vendim erdhi si masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19, ndonëse në Kosovë ende nuk ka asnjë rast të prekur nga ky virus.
Ky është njoftimi i plotë:
Duke kërkuar mirëkuptim nga kandidatët për patentë shofer, autoshkollat dhe opinionin publik, njofton se në konform masave parandaluese rreth koronavirusit, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga sot (12 mars), ndërprehet paraqitja e provimeve dhe testimi i kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike në të gjitha Njësitë Regjionale të Patentë Shoferëve në përputhje me vendimin e Qeverisë për masat parandaluese kundër koronavirusit.