Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanet e këtij rasti. Lidhur me këtë rast aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast”- tha Ahmeti.