LDK injoron thirrjen e Haradinajt, nuk shkon as Kurti
Në Kuvend të Kosovës ka filluar mbledhja e përfaqësuesve të partive politike që janë ftuar nga ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj për të diskutuar lidhur me Konferencën e Unitetit.
Në takim janë kreu i PDK-së, Kadri Veseli, me deputetin Enver Hoxhaj, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli si dhe përfaqësues të pakicave.
Megjithatë të pranishëm nuk janë asnjë përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Listës Serbe, ani pse kishin marrë ftesë./FaktePlus