Graçanica shpërfill vendimin e Qeverisë për mbylljen e shkollave, atje vazhdon mësimi
Qeveria e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme në një mbledhje të jashtëzakonshme ka pezulluar mësimin në të gjitha shkollat e vendit deri më datën 27 mars.
Ky vendim i Qeverisë, është marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shkruan FaktePlus.
Mirëpo, siç duket këtë vendim të Qeverisë nuk po e zbatojnë komunat me shumicë serbe.
FaktePlus ka siguruar disa fotografi, ku në Graçanicë shihen nxënësit të cilët kanë vijuar mësimin.
Madje, në krahët e tyre janë parë edhe çantat./FaktePlus