Flasin qytetarët në Prishtinë, tregojnë a po frikësohen e çfarë masa kanë ndërmarrë
Sheshet e kryeqytetit të Kosovës që zakonisht janë të mbushura me qytetarë dhe turistë, por prej sot kanë filluar të zbrazen.
Nga frika e koronavirusit, qytetarët e Kosovës si duket kanë filluar të respektojnë këshillat e institucioneve për t’u mbrojtur nga ky virus që po sjell vdekjen, duke mos u ekspozuar kështu në hapësira publike.
FaktePlus i ka pyetur qytetarët në kryeqytet për masat që kanë marrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Shumica e tyre pohojnë se kanë marrë disa masa të shtuara për ushqim e për higjienën vetjake, porse thotë se nuk se më shqetësuese për ta është paniku i krijuar në vend, se sa vetë epidemia.
E sikurse shumë institucione, si çerdhet, shkollat e universitetet, situata e krijuar pas alarmit të ngritur nga OBSH, ka bërë që të mbyllen edhe hapësirat e dedikuara për pensionistët në Prishtinë.
Përfaqësuesi i shoqatës së pensionistëve tregon se kur është marrë vendimi që mos të mblidhen e të rrinë bashkë si më parë.
Tashmë thuajse në të gjitha vendet e rajonit ka të prekur me koronavirus. E ndonëse në Kosovë nuk ka ende ndonjë rast të konfirmuar, rastet e paraqitura në vendet fqinje kanë ngritur alarmin dhe paska edhe panikun tek qytetarët.
Por, institucionet kanë bërë thirrje që kjo situatë të kalohet me qetësi dhe pa panik. E që nuk ka vend për panik e thotë edhe psikologia Antigona Qenaj.