Ministria e Shëndetësisë paralajmëron konferencë për koronavirusin
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot në ora 15:20 do të mbahet një konferencë për media lidhur me situatën rreth koronavirusit në Kosovë.
Së bashku me ministrin Arben Vitia në konferencë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore si dhe specialistë të fushës së shëndetësisë.
“Ju njoftojmë se sot (e enjte, 12 mars 2020), në ora 15:20, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia do të mbajë konferencë për media lidhur me situatën rreth Koronavirusit në Kosovë. Në konferencë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore si dhe specialistë të fushës së shëndetësisë”, thuhet në njoftim.