Dezinfektohet Stacioni i Autobusëve në Prishtinë
OBSH shpalli dje gjendje pandemike sa i përket shpërndarjes së koronavirusit.
Pas kësaj, Qeveria e Kosovës mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme ku ndërmori dhjetëra masa për parandalimin e këtij virusi.
Për fat të mirë në Kosovë nuk ka ndonjë person të infektuar me koronavirus, por që masat parandaluese padyshim se ndihmojnë që ky virus të qëndrojë sa më larg.
Pas dezinfektimit që iu bë mbrëmë autobusëve urban në Prishtinë, komuna sot ka ndërmarrë hapin edhe për dezinfektimin e Stacionit të Autobusëve.
Personat përgjegjës për dezinfektim po kryejnë punën tek Stacioni i Autobusëve, si masë parandaluese për koronavirusin.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook./FaktePlus