Hoti paralajmëron masa të reja nga Qeveria ndaj koronavirusit
Zëvendeskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur gjashtë masat që janë më urgjente që institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin sot e nesër.
Hoti ka thënë se masat janë marrë nga Qeveria për t’u përgatitur për përballje me rrezikun nga COVID-19:
“1. Materialet e domosdoshme shpërndahet nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat, tek policia, doganierët, policët kufitarë dhe të gjitha shërbimet e tjera emergjente.
- Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes përgatisin objektet e nevojshme në rast nevoje për vendosjen personave të prekur.
- Hyrje-daljet e qytetarëve nga Kosova kontrollohen nga personeli shëndetësor.
- Bizneset luten të kryejnë punën e tyre me nder e përgjegjësi, të mos lëvizin çmimet, dhe institucionet përkatëse kryejnë kontrollet në terren (në markete, në farmaci dhe pika të tjera ku ofrohen materialet bazike) bazuar në kompetencat ligjore që kanë këto institucione në situata të tilla.
- Mediet publike dhe private luten të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe etikë gazetareske, duke kontribuar në informim të drejtë e të plotë të qytetarëve për masat që duhet marrë, por duke mos shkaktuar asnjë panik.
- Qytetarët të përcjellin situatën dhe të respektojnë plotësisht njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.
(këto udhëzime u janë dërguar institucioneve përgjegjëse)”, ka shkruar ai./FaktePlus