Dy amerikanë të vrarë, një britanik, nga sulmi me raketa mbi bazën ushtarake në Irak
Dy amerikanë dhe një shtetas britanik u vranë në një sulm me raketa në bazën ushtarake Taji në Irak, thotë një zyrtar amerikan i mbrojtjes për CNN.
Zyrtari shtoi se shumë njerëz u plagosën në sulmin me raketa Katyusha, shkruan ky medium.
Nuk ishte e qartë menjëherë nëse dy amerikanët dhe britaniku ishin kontraktues ushtarakë ose civilë që punonin në bazë.
Ndryshe, të fillim të këtij viti, parlamenti i Irakut votoi për t’i dhënë fund pranisë së të gjitha trupave të huaj në Irak.
The Coalition @CJTFOIR confirms more than 15 small rockets impacted Iraq’s Camp Taji base hosting Coalition troops, March 11 at 7:35 p.m. (Iraq Time). Assessment and investigation ongoing, follow @OIRSpox & @SecMedCell for updates. https://t.co/oNgNfCEYG7
— OIR Spokesman Col. Myles B. Caggins III (@OIRSpox) March 11, 2020
Votimi përfaqësonte një “qortim të SHBA-së” mbi sulmin e saj ajror në Qasem Soleimani, një komandant i lartë iranian që u vra në janar.
Irani u hakmarrë disa ditë më vonë duke shkrepur një numër raketash në dy baza irakiane që strehonin trupat amerikane.
Aktualisht, siç shkruan CNN, statusi juridik i trupave amerikane në vend mbetet i paqartë. Qeveria ka një mandat popullor për të kërkuar që trupat të largohen, por është e paqartë nëse kjo është me detyrim ligjor dhe nuk u përcaktua asnjë orar në rezolutë.