Sulmohet një autobus me kosovar në Serbi
Një autobus i linjës Kosovë – Austri është sulmuar disa minuta më parë Serbi.
Autobusi i kësaj linje të rregullt nga Kosovan e Austri ishte i mbushur me qytetarë të kosovës, dhe derisa po kalonte në Serbi ai u sulmua nga serbët të cilët kanë gjuajtur me gurë në drejtim të autobusit.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Mefail Bajqinovci në profilin e tij në facebook, ku dhe ka postuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.
Ky është postimi i plotë i Bajqinovcit:
Para pak minutave është sulmuar në “Velika Pllanë” të serbis autobusi i linjës Kosovë-Austri i kompanisë “Zhitia” përderisa po kalonte tranzit nëpër territorin e shtetit fqinj, Serbisë.
Autobusi që ishte me udhëtar kosovar dhe linjë e rregullt është sulmuar nga serbët të cilët kanë gjuajtur me gurë.