Ngriten postblloqet nga Ushtria në Durrës, kontrollohen kafet dhe restorantet
Në kuadër të masave të jashtëzakonshme për përballjen me koronavirusin, edhe në Durrës forcat e rendit dhe ushtria kanë filluar të grenë postblloqet e para për të kontrolluar personat që kanë qenë në vende me përhapje të madhe të koronavirusit dhe mund të jenë vatër infeksioni.
Postblloqet e ushtrisë janë ngritur kryesisht në kryqëzimet kryesore të qytetit, në bashkëpunim me forcat e rendit.
Për sa i përket kontrolleve, objektiv kanë qenë restorante, bare dhe hotele të qytetit bregdetar.