Coronavirusi, KQZ nesër vendos nëse do të shtyhen zgjedhjet në Podujevë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse zgjedhjet për kryetar të Podujevës do të shtyhen për shkak të masave që janë marrë nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e coronavirusit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Telegrafin se nesër do të merret vendimi.
“Aktualisht nuk mund ta japim një përgjigje për këtë. Ne do të jemi gjatë ditës së nesërme në kontakt me institucionet e vendit, Presidentin dhe Qeverinë. Do t’iu mbajmë të informuar”, deklaroi shkurtimisht ai.