Kosovarët kanë frikë nga largimi i trupave amerikane
Zyrtarë amerikanë paralajmëruan tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova nëse nuk hiqet plotësisht tarifa 100% ndaj mallrave serbe e boshnjake.
Pas këtyre paralajmërimeve, qytetarët kanë filluar të frikësohen se kjo mund të ndodhë.
Të pyetur nga rel, qytetarë të rajonit të Ferizajt, kanë thënë se nëse largohen ushtarët amerikanë nga Kosova, do të largohen edhe ata.
Qytetarët shqiptarë dhe serbë në qytetin e Ferizajt, thonë se ky është një lajm i keq.
“Mos me qenë Amerika, për dy orë serbët i ke në kufi”, thotë një qytetar nga Ferizaj.
Ata frikësohen se nuk do jenë të sigurtë dhe thonë se taksa duhet të hiqet.
Të shqetësuar janë edhe qytetarët serbë të Kllokotit, pasi që ata thonë se largimi i trupave amerikane nuk është mirë as për shqiptarët as për serbët.
Sipas tyre SHBA-të e ruajnë popullin e Kosovës, si shqiptarët ashtu edhe minoritetet.
Ata që jetojnë afër kampit të Bondsteel-it, thonë se do të largoheshin bashkë me ushtarët amerikanë.