Mbyllen shkollat dhe ndërmirren vendime të tjera për shkak të coronavirusit nga Qeveria e Kosovës
Qeveria ka njoftuar se që nga dita e enjten, deri me 27 mars, të gjitha shkollat në vendin tonë do të mbyllen për shkak të coronavirusit.
Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë.
Masat që ka ndërmarrë qeveria kundër coronavirusit:
Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.
Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajror dhe tokësor.
Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF-vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjet të PK-së.
Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.
— Aktivitetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.
— Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.
— Të ndalohet eksporti I pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.
— Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.
— Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.
— Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.
Sëmundja vdekjeprurëse, që ka marrë mijëra jetë në shumë vende të botës, tash për tash nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në vendin tonë.
Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina.
Sipas, Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri me tani Kosova ende nuk ka të infektuar me coronavirus.
IKSHP, apelon të kihet kujdes duke i respektuar rregullat e përcaktuara nga instituti.