Si i mashtroi Mimoza Kusari- Lila fituesit e maratonës së Malësisë: Tash e dy vite ata nuk i morën mjetet e fituara në këtë garë
Sportistët kosovarë përveç që nuk përkrahen nga shteti, atyre u bëhet padrejtësi edhe kur meritojnë shpërblime të merituara me djersët e tyre. Një ngjarje e tillë, dhe shumë e turpshme iu bë maratonistëve në vitin 2018, në maratonën Bajram Curri- Gjakovë, të organizuar nga Mimoza Kusari-Lila, të cilët edhe sot e kësaj dite akoma nuk kanë marrë mjetet e fituara të kësaj maratone.
Ani pse Kusari-Lila, e cila ka vrapuar vetë në këtë maratonë, thoshte fjalë të mëdha për këtë ngjarje, ajo nuk u tregua asapak e drejtë me fituesit e kësaj maratone, sepse nuk i shpërbleu ashtu siç do t’i takonte atletëve, dhe Kusari- Lilës si përgjegjëse për ecurinë e kësaj gare, që kishte qëllim promovimin e bukurive shqiptare.
Gazeta Metro, ka biseduar me disa nga këta atletë që tash e dy vite nuk e dinë se çfarë ndodhi me mjetet e premtuara për ta, ani pse vazhdimisht kanë kërkuar llogari nga organizatorët e kësaj maratone, e në veçanti nga Mimoza Kusari-Lila, e cila qe 3 vite rradhazi e kishte organizuar këtë maratonë.
Njëri, ndër ta është edhe Igor Jakimovski nga Maqedonia e Veriut i cili ka zënë vendin e parë në kategorinë e veteranëve, dhe e ka pësuar nga organizimi i dobët i kësaj maratone. Jakimovski, i cili është edhe pjestar i Ushtrisë së Maqedonisë, i ka thënë Metros, se përveç që nuk i janë mbuluar shpenzimet për hotelin ku ka qëndruar në Kosovë, dhe nuk i është paguar as ushqimi dhe asgjë tjetër, siç do të duhej, ai nuk ka marrë gjithashtu, as paratë për vendin e parë që do të duhej t’i merrte.
“Një vit e 8 muaj kam provuar të kontaktoj Federatën e Kosovës, grupet e atletikës dhe Mimoza Kusari-Lilën, që ka organizuar këtë maratonë dhe të kuptoj se çfarë ka ndodhur me ato mjete, por nuk kam marr asnjëherë përgjigje. Unë përveç kësaj, edhe shpenzimet tjera i kam paguar vetë, numrin për garë, pjesëmarrjes dhe hotelin, që s’do të duhej t’i bëja unë”, ka thënë Jakimovski për Gazetën Metro.
Ndërsa, ai shtoi se vazhdimisht ka kërkuar llogari për këtë padrejtësi, madje përveç që nuk i janë përgjigjur në mënyrë zyrtare, atij edhe komentet ia kanë fshirë nga faqja në Facebook, ‘Maratona e Malësisë së Gjakovës – Gjakova Highland Marathon’.
Përveç atletit maqedonas, shqetësimin e tyre e kanë adresuar në redaksinë e Metros, edhe aletët Adrian Dacani , Qëndresa Ramadani dhe Ilir Rrudhani, ku të tre janë maratonistë të cilët kanë fituar në këtë garë.
Gjithashtu edhe Ardiana Asllanit, (vendi i 3 katagoria veteran 200€) nuk i janë dhënë mjetet e fituara nga maratona në vitin 2016.
Adriani, ka zënë vendin e tretë në kategorinë e veteranëve dhe i kanë takuar 70 euro, Qëndresa e treta në kategorinë e senjorëve, ku i kanë takuar 250 euro, dhe Iliri vendin e dytë në kategorinë e senjorëve, ku i kanë takuar 400 euro, dhe asnjëhëri nuk kanë marrë mjetet e merituara. Fatkeqësisht as këta tre dhe asnjë nga fituesit nuk janë shpërblyer.
Fituesi i vendit të tretë në kateogrinë e veteranëve Adrian Dacani ( ana e djathtë, me trenerka të hinta)
“Fatkeqësist as unë e as asnjë nga fituesit, nuk i kemi marr paratë,edhe pse na takojnë. Kemi provuar disa herë të kujtojmë se çfarë ka ndodhur me ato mjete, por nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje nga oraganizatorët, dhe vetëm po presim”, tha ai për Metron.
Ndërsa Qëndresa, maratoniste kosovare tha se u janë marrë të dhënat dy herë për t’i transferuar ato para po e njëjta tha se nuk ka ndodhur asnjëherë.
Atletja Qëndresa Ramdani, fituese e vendit të tretë në kategorinë e senjorëve (ana e djathë)
“Na janë kërkuar të dhënat dy herë nga organizatorët, por paratë nuk na janë transferuar. Vazhdimisht kemi kërkuar përgjigje, por askush nuk është marrë me këtë punë”, tha Ramadani për Metron.
Fituesi i vendit të dytë Ilir Rrudhani (ana e majtë)
Mirëpo, nuk janë vetëm këta tre maratonistë që kanë adresuar shqetësimin për moskorreksi nga organizatorja Mimoza Kusari- Lila. Në faqen e kësaj maratone në Facebook, janë ankuar për këtë padrejtësi edhe atletët pjesëmarrës tjerë, mirëpo as atyre nuk u është sqaruar asgjë në lidhje me shpërblimet e tyre.