Koronavirusi, MASHT merr vendim për procesin mësimor në Kosovë
Ka përfunduar mbledhja e drejtuesve të institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Kosovë.
Pas takimit, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se mësimi në Kosovë do të vazhdohet në kushte normale dhe se nuk do të ketë ndërprerje.
“Nuk ka hapësirë për panik, por situata është serioze të gjithë duhet të marrim masa preventive. Atë çka sot konstatuam është që ne si institucione duhet të bëjmë punën tonë dhe të rrisim vetëdijen tek qytetarët. Deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me coronavirus, pra nuk kemi rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë që të ndërpritet mësim, kështu që ne bëjmë thirrje mësuesve, nxënësve që mësimi të vazhdohet në kushte normale, duke theksuar nevojën e higjienës”, ka thënë Bajrami para mediave.
Ndryshe, IKSHPK ka njoftuar se sot gjatë ditës kanë marrë informata për tre raste të dyshimta për coronavirus, mirëpo rezultatet e tyre kanë dalë negative./FaktePlus