Për shkak të koronavirusit MASHT merr vendim për shkollat
Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se në orën 15:00, do të ketë takim me të gjithë drejtorët e shkollave të Kosovës. Aty do të diskutohet për gjendjen e shkollave dhe kujdesin kundër koronavirusit.
Bajrami ka deklaruar se janë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-në për hapat e mëtutjeshëm.