Miratohet projektligji për ndarje buxhetore për vitin 2020
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 6-të ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2020.
Ky projektbuxhet kaloi me asnjë votë kundër.
Para se të hidhej në votim atë para kabinetit e prezantoi Ministri i Financave, Besnik Bislimi.
“Kemi trashëguar nga qeveria e kaluar borgj plot 328 milion euro. Si pasoj kjo ndikon ne kryerjen e disa investime. Varësisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të na duhet të gjejmë mjete për Ligjin për Paga. Nuk presim rritje ekonomike muajve në vijim.
Pritet një stabilitet. Te hyrat totale pritet të jenë mbi 2 miliard. I bie që ka pasur Rritje për 7 % apo 131 milion euro në total më shumë. Të hyrat buxhetore 12.7 % ma shume se buxheti i realizuar ne vitin 2019. Sa i përket pagave ka një rritje modeste. Kemi ndar 1 milion për Ministrinë E Drejtësisë e cila do ta mbrojë Kosovën në arbitrazh kundër Icute Credit. Te gjendet një rruge tjetër e tenderimit”, u shpreh Bislimi.