Ahmeti bën thirrje të pezullohen tubimet publike shkaku i koronavirusit
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, me anë të llogarisë së tij në rrjetin social Twitter, ka bërë thirrje që të ndërmerren masat e nevojshme për parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit.
“Është koha e fundit ti ndërmarrim masat parandaluese si pezullimi i tubimeve publike”- ka shkruar Ahmeti në Twitter.
Akoma në Kosovë nuk është regjistruar ndonjë rast i infektimit me koronavirus, përderisa dhjetëra raste janë në vendet e rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, dhe Serbia.
Si rezultat i kësaj gjendje janë shtuar masat nga ana e institucioneve shëndetësore.
Është koha e fundit ti ndërmarrim masat parandaluese si pezullimi i tubimeve publike.
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) March 10, 2020