Albin Kurti e emëron këshilltare ish-prokuroren e EULEX-it
Albin Kurti e emëron këshilltare ish-prokuroren e EULEX-it
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka emëruar në kabinetin e tij edhe një këshilltare të huaj.
Ajo është Maria Bamieh ish-prokurore e EULEX-it në Kosovë, që lajmin e ka bërë të ditur vetë përmes një shkrimi.
“Për shok e mi jo shqifolës dhe kolegët më duhet t’iu njoftoj se që nga dje jam emëruar në kabinetin e Kryeministrit aktual Albin Kurti. Jam shumë e lumtur për këtë mundësi të ofruar për të dhënë kontributin tim modest në një grup të përbërë me njerëz të mrekullueshëm” shkruan ajo.
Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh akuzoi këtë mision për korrupsion. Ajo kishte ngritur shqetësime lidhur me korrupsionin brenda radhëve të Eulexit.