Limaj jep detaje nga takimi me presidentin Thaçi
Ka përfunduar edhe Takimi i presidenti Thaçi me kryetarin e NISM-as Fatmir Limaj
Thaçi në takimet me liderët e partive politike ka biseduar për qështje të ndryshme në lidhje me zhvillimin e vendit dhe zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Fatmir Limaj nga takimi që pati me presidentin Thaçi tha se u njoftua nga presidenti për takimet në SHBA dhe se përfshirja e Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi është e domosdoshme.
Gjithathashtu lideri i NISMA-s tha se injorimi i involvimit të SHBA-ve në dialog mund të jetë i rrezikshëm për Kosovën.
“U njoftova nga presidenti Thaçi për takimet e tij në SHBA. Përfshirja e SHBA-së dhe konkretisht presidentit Trump në dialogun Kosovë – Serbi është mëse i domosdoshëm. Ky involvim i SHBA-ve nuk duhet injoruar nga vendi jonë. Një injorim i tillë do të përbënte rrezik për të ardhmen e vendit. Unë po ashtu shpreha mendim se poceset e mëdha duhet shtyhen përpara dhe se pohimet në opinion për një marrëveshje të fshehtë nuk qëndron”, tha Limaj.