Ish- kryespiuni i Kosovës e merr pasaportën e Shqipërisë
Edhe ish- shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, i cili e ka drejtuar këtë institucion shumë të rëndësishëm të Kosovës për disa vite, tashmë e ka marrë pasaportën e Shqipërisë.
Në fakt -ish kryespiuni i Kosovës mori pasaportën shqiptare së bashku me 24 zyrtarë të tjerë nga Kosova.
Vendimi për dhënien e shtetësisë së tyre ishte bërë i ditur përmes një dekreti të 10 shkurtit, të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës në Shqipëri.
Shtetësia, me kërkesë të tyre, u është dhënë, midis tjerash ish- ministrave të qeverive të mëparshme Memli Krasniqit e Blerand Stavilecit, mandej ish- këshilltarëve të Kadri Veselit sa ishte kryetar i Kuvendit, Driton Lajçit, Valmir Klaiqit, Shkelzen Dragajt, Blerim Latifit, Avni Bytyçi.
Pasaportën e Shqipërisë e ka marrë edhe Halil Matoshi sa ishte si këshilltar i Ramush Haradinajt kur ky i fundit ishte kryeministër.
Po ashtu, pasaporta shqiptare i është dhënë edhe ish- këshilltarit të Thaçit, Bashkim Smakajt, e disa të tjerëve.
Kërkesa e tyre për t’u pajisur me shtetësi shqiptare ishte bërë pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, në korrik të vitit të kaluar.
Halil Matoshi dhe 24 persona të tjerë nga Kosova e morën pasaportën e Shqipërisë
Në vijim, lista e plotë: