Presidenti takohet me liderin e NISMA-s
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në vazhdën e takimeve me liderët e politik në Kosovë, ka pritur edhe liderin e NISM-as Fatmir Limaj.
Pas takimit që pati me liderët e LDK-së dhe AAK-së e PDK-së ai u refuzua nga i pari i Vetëvendosjes njëherish edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Presidenti i vendit përmes Twitter dha detaje nga takimet me liderët e partive politike të Kosovës.
Ndërsa nga zyra e presidencës u tha se në orën 16:00 Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për media.